
Prangoset për kanosje një person në Rahovec
Kronika
February 11, 2025 - 09:53
Policia në Rahovec ka arrestuar një person, pasi kishte kanosur një person tjetër.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 9 shkurt të këtij viti, në fshatin Krushë e Madhe në Rahovec, derisa i dyshuari është arrestuar gjatë ditës së djeshme, raporton Zeri.info.
“Fsh. Krushë e Madhe, Rahovec, 09.02.2025-09:30. Më 10.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri