
Arrestohen dy persona në Rahovec për posedim narkotikësh
Policia në Rahovec ka arrestuar dy persona të dyshuar, pasi gjatë kontrollit te të njëjtët është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë rreth 10.34 gramë.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 17:20, në rrugën “Mizair Isma” në Rahovec, raporton Zeri.info.
“Rr. ‘Mizair Isma’, Rahovec, 10.02.2025, 17:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi gjatë kontrollit te të njëjtët është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marijuanë, me peshë rreth 10.34 gramë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri