
Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë shoferit, arrestohet mashtruesi në Gjilan
Një person në Gjilan është arrestuar të hënën në Gjilan.
Sipas Policisë, i dyshuari ka marrë 600 euro nga viktima për t’ia mundësuar kalimin e testit të patentës së shoferit, transmeton Zeri.info.
Sipas Policisë, ky rast kishte ndodhur më 27.08.2024, ndërsa i dyshuari është arrestuar dje.
“Gjilan, 27.08.2024-10:00. Më 10.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e lartcekur ka kryer veprën penale të lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar, duke i marrë një shumë parash prej 600 € dhe duke përdorur pajisje elektronike në këmbim të dhënies (mundësimit të kalojë testin) e patentë shoferit. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri