Arrestohet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Arrestohet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Kronika February 10, 2025 - 14:21

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar këtë të hënë me urdhër të SPAK-ut.

Ndaj Veliajt Prokuroria e Posaçme po kryente hetime lidhur me disa akuza, si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash.

Image

Gjithashtu, zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer disa herë kontrolle në ambientet e biznesit të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe vëllait të tij, Arbi Veliaj, raportojnë mediat shqiptare.

Image

Image

Image

Image