![Arrestohen tre burra në Prizren, kërcënuan dhe sulmuan një grua](/uploads/zeri.info/images/2024/December/09/auto_auto_arrestim16998286501733760048.jpg)
Arrestohen tre burra në Prizren, kërcënuan dhe sulmuan një grua
Kronika
February 10, 2025 - 10:48
Te burra janë arrestuar në Prizren, pasi të njëjtët kanë kanosur dhe sulmuar një grua.
Në raportin ditor të Policisë thuhet se dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërkaq njëri është liruar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtët kanë kanosur dhe sulmuar viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.