Arrestohen Fikrim Damka dhe djali i tij, dërgohen për 48 orë në ndalim policor në Prizren
Foto: Laura Hasani

Arrestohen Fikrim Damka dhe djali i tij, dërgohen për 48 orë në ndalim policor në Prizren

Kronika February 10, 2025 - 08:51

Dy persona me inicialet F.D. dhe F.D. janë arrestuar të dielën rreth orës 18:00 për një rast “Kanosje” dhe “Sulm” në Prizren.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Tutje, siç tha ai, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor.

“Dje më datë 09.02.2025, rreth orës 18:00, në Prizren është raportuar një rast ‘Kanosje dhe Sulm’, policia ka intervistuar të dyshuarit F.D. dhe F.D. dhe viktimat, si dhe janë mbledhur edhe prova dhe dëshmi të tjera dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor”, ka thënë Bytyqi.

Siç merr vesh Telegrafi, të arrestuar janë babë e bir, kryetar i partisë turke KDTP, Firim Damka dhe i biri i tij, Fuat Damka.

Ndryshe, Partia Turke e Lëvizjes Novatore (YTHP) publikisht ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, për sulm fizik ndaj një kandidateje për deputete nga radhët e YTHP-së.