Policia jep detaje për rastin e sulmit në Viti

Policia jep detaje për rastin e sulmit në Viti

Kronika February 09, 2025 - 16:46

Gjatë ditës së sotme një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë.

Për këtë rast në Polici janë duke u intervistuar dy persona, këtë e ka informuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Dy persona po intervistohen nga Policia me avokatë mbrojtës. Rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor. Ngjarja ka ndodhur jashtë pikës së vendvotimit”, ndërsa tha se nuk dihet ende motivi.

Dega e LDK-së në Viti tha viktimë e sulmit ka qenë asamblisti i LDK-së, Ilir Zuka.

LDK-ja ka akuzuar se ai është sulmuar nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.