Fotografoi fletëvotimin, shoqërohet për në Polici gjilanasi
Foto: Laura Hasani

Fotografoi fletëvotimin, shoqërohet për në Polici gjilanasi

Kronika February 09, 2025 - 10:52

Fotografoi fletëvotimin, arrestohet gjilanasi

Një incident është raportuar në Gjilan, ku një person dyshohet se e ka fotografuar fletëvotimin.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se i dyshuari është shoqëruar për në polici dhe se rasti ka ndodhur rreth orës 07:35, raporton Zeri.info.

“Më datë 09.02.2025 rreth orës 07:35,Policia e Kosovës është njoftuar se brenda një qendre votimi e cila gjendet në Gjilan, nga vëzhguesit e qendrës është vërjetur një votues ku dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit derisa ka qenë brenda kabinës së votimit. Konform obligimeve ligjore dhe autorizimeve zyrtare, zyrëtarët e PK-së kanë arrestuar të dyshuarin brenda qendrës së votimit dhe i njëjti është shoqëruar nga hetuesit rajonal në lokalet e NJHP-së ku edhe është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës. Pas intervisitmit Prokurorit i Shtetit ka urdhëruar që rasti ,, Cenimi i fshehtësisë së votimit’’ Neni.215 të prcedohet në procedur të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.”, u shpreh ai. /Zëri