Pesë të ndaluar për shkelje zgjedhore
Foto: Laura Hasani

Pesë të ndaluar për shkelje zgjedhore

Kronika February 09, 2025 - 09:12

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka inicuar dy raste të ndryshme që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit.

Në njërin rast janë ndaluar katër persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, raporton Zeri.info.

Kurse, në rastin e dytë është ndaluar një person për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti me veprimet e tij ka kryer veprën penale: “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Kujtojmë se për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar rreth 100 prokurorë. /Zëri