![I kërkoi të votoj për një parti duke e shantazhuar, katër të dyshuarit në veri dërgohen në mbajtje](/uploads/zeri.info/images/2024/December/09/auto_auto_arrestim16998286501733760048.jpg)
I kërkoi të votoj për një parti duke e shantazhuar, katër të dyshuarit në veri dërgohen në mbajtje
Kronika
February 09, 2025 - 08:14
Policia e Kosovës ka bërë të ditur ka ndërhyrë në një rast të shtunë rreth orës 15:20 pas pranimit të informacionit se një qytetar është thirr në telefon dhe i është kërkuar që të votoj për një parti të caktuar ose ndihmat sociale që i pranon nga sistemi i Serbisë do t’i ndërpriten.
Policia tha për Telegrafin se dyshohet që thirrja ka ardhur nga Qendra për punë sociale në Zubin Potok.
“Pas bastisjes këtij lokacioni janë gjet prova që ndërlidhen me veprën penale, ndërsa me këtë rast 4 persona janë sjellë në stacion të policisë si persona të dyshimtë në lidhje me veprën ‘Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve’”, thonë nga Policia.
Pas intervistimit të tyre dhe diskutimit me Prokurorin kujdestar janë dërguar në mbajtje 48 orë.