![Brenda një viti 97 të vdekur në Kosovë nga aksidentet në trafik](/uploads/zeri.info/images/2025/January/05/auto_auto_auto_auto_auto_auto_Aksidente_ne_komunikacion_-_4_mars_2014-Driton_Bublaku_11_copy_copy151015632515377860681610185918173545868417355491671736065158.jpg)
Brenda një viti 97 të vdekur në Kosovë nga aksidentet në trafik
Vetëm gjatë vitit të kaluar, 97 persona e kanë humbur jetën në rrugët e Kosovës. Sipas ekspertëve të komunikacionit, shkaktarët kryesorë mbesin shpejtësia, përdorimi i telefonave gjatë ngasjes së automjetit dhe mosrespektimi i sinjalistikës rrugore.
Numri i personave të vdekur në rrugët e Kosovës është 97, bazuar në statistikat e fundit të trafikut rrugor të vitit paraprak, pra gjatë periudhës janar- dhjetor 2024.
Sipas këtyre statistikave të autoriteteve, aksidentet mbeten një shqetësim i madh për sigurinë e qytetarëve kosovarë.
Nol Dedaj, ekspert i Komunikacionit, vlerëson se situata është rënduar ndjeshëm në krahasim me vitet e kaluara.
Shkaktarët kryesorë të aksidenteve vazhdojnë të jenë shpejtësia, përdorimi i telefonave celularë gjatë drejtimit dhe mosrespektimi i sinjalistikës rrugore.
Mungesa e infrastrukturës së sigurt, si dhe shmangia e masave të sigurisë nga qytetarët, janë gjithashtu faktorë që kontribuojnë në rritjen e aksidenteve.
Në dy vitet e fundit janë regjistruar 22. 586 aksidente në të gjithë Kosovën, policia e trafikut ka shqiptuar gjithsej 724 mijë e 493 gjoba ndaj shkelësve të rregullave. /rtk