![Arrestohen dy të dyshuar, sekuestrohen lëndë narkotike dhe para që dyshohet të jenë të falsifikuara](/uploads/zeri.info/images/2025/February/07/auto_Capture1738963642.png)
Arrestohen dy të dyshuar, sekuestrohen lëndë narkotike dhe para që dyshohet të jenë të falsifikuara
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), nën dyshimin për përfshirje të të dyshuarve në vepra penale që lidhen me lëndët narkotike, kanë trajtuar një rast në koordinim me organet e drejtësisë.
Sipas njofitmt të PK-së thuhet se në vazhdën e trajtimit të rastit, janë kryer kontrolle në banesën e një të dyshuari në Prishtinë, raporton Zeri.info.
Polcia gjatë kontrrollit ka gjetur dhe sekuestruar këto prova materiale:
Njoftimi i plotë:
4 (katër) qese të mbushura me kërpudha narkotike me peshë 106.7 gr.,
186 (njëqind e tetëdhjetë e gjashtë) copa ekstazi,
5 (pesë) qese të mbushura me substancë, dyshohet të jetë narkotike-MDMA me peshë 17 gr.,
4 (katër) qese, dyshohet të jetë substancë narkotike-kokainë me peshë 22.1 gr.,
4 (katër) qese dhe një kavanoz, dyshohet të jetë substancë narkotike-ketamin me peshë 109.2 gr.,
1 (një) qese, dyshohet të jetë substancë narkotike-marihuanë me peshë 0.7 gr.,
440 (katërqind e katërdhjetë) euro që dyshohet të jenë të falsifikuara,
2 (dy) peshore elektronike,
700-800 qese të zbrazura që shërbejnë për paketimin e narkotikeve në sasi të vogël.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar: R.R., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) dhe A.S., (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar).
Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘blerja posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘falsifikim i parasë’.
Pas intervistimit me aktvendim nga prokurori, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.