Flasin nga kompania kosovare e autobusëve që u aksidentua në Kroaci
Foto: 24sata

Flasin nga kompania kosovare e autobusëve që u aksidentua në Kroaci

Kronika February 06, 2025 - 10:06

Një autobus i kompanisë “Harea” nga Suhareka, u aksidentua mbrëmjen e së mërkurës në Zagreb të Kroacisë.

Nga kjo kompani kanë thënë se nuk ka persona të lënduar dhe se pasagjerët kanë mbërri në destinacionin e tyre.

“Autobusi e ka deviju rrugën, nuk ka asnjë pasagjerë të lënduar. Të gjithë personat kanë mbërri në destinacionin e tyre”, thuhet në përgjigjen e kompanisë për Tëvë 1.

Ndryshe në media kroate është raportuar se nga 26 pasagjerë që ndodheshin në autobusë – dy persona kanë marrë lëndime të lehta.