![Raportohet një vajzë e zhdukur nga 25 janari](/uploads/zeri.info/images/2024/December/02/auto_Zhduket-nje-vajze-e-mitur-780x439-1-780x4391733129080.jpg)
Raportohet një vajzë e zhdukur nga 25 janari
Kronika
February 06, 2025 - 09:54
Një vajzë është raportuar e zhdukur në Prizren të mërkurën.
Në Polici është thënë se vajza ishte larguar nga shtëpia më 25 janar dhe s’dihet më për të.
“Prizren 25.01.2025-NN. Me 05.02.2025 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës. /Zëri