![Zjarr në spitalin e Tiranës, merr flakë magazina e neurologjisë](/uploads/zeri.info/images/2025/February/06/auto_QSUT1738829117.jpg)
Zjarr në spitalin e Tiranës, merr flakë magazina e neurologjisë
Kronika
February 06, 2025 - 09:05
Mbrëmjen e djeshme, në spitalin e Neurologjisë në QSUT është konstatuar prani tymi në katin -1.
Sipas burimeve të A2, ky ambient përdorej si magazinë ku kishte dyshek e sende të tjera, por jo pajisje spitalore.
Situata u vu në kontroll brenda 10 minutash nga shërbimet zjarrfikëse, në mënyrë që të mos dilte jashtë kontrollit.
Nga veprimet paraprake dyshohet për një ngjarje aksidentale, por ekspertiza sot do të përcaktojë shkakun.