Ferizaj: Gjendet i vdekur në mal personi që ishte raportuar i zhdukur, arrestohet një person si i dyshuar

Ferizaj: Gjendet i vdekur në mal personi që ishte raportuar i zhdukur, arrestohet një person si i dyshuar

Kronika February 05, 2025 - 16:57

Një person me inicalet B.V. është gjetur i vdekur në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajt.

E në lidhje me këtë rast sot është arrestuar edhe i dyshuari L.F, ndaj të cilit fillimisht është marrë masa e paraburgimit në afat prej 48 orësh, raporton Zeri.info.

Ndalohet një person i dyshuar për veprën penale “Vrasja e rëndë”

“Pas hetimeve të ndërmarra nga ana e hetuesve rajonal të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është arritur të identifikohet dhe ndalohet i dyshuari L.F., lidhur me rastin kur fillimisht një person me inicialet B.V., është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij dhe sot më datën 05 Shkurt 2025, është gjetur trupi i pajetë i të ndjerit B.V., në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajt”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML).

“Prokuroria Themelore në Ferizaj në koordinim me Policinë, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së gjitha rrethanave lidhur me këtë çështje penale”, thuhet më tej. /Zëri