Digjet vetura me targa serbe në Podujevë, dyshohet se në të ka eshtra njeriu
Kronika
February 05, 2025 - 15:05
Një veturë është djegur të martën në fshatin Gllamnik të Podujevës e në të dyshohet se ka qenë edhe një person.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, e ka konfirmuar duke thënë se vetura Golf 7 ishte me targa serbe.
“Po, është e vërtetë. Dyshohet se brenda veturës ka eshtra të njeriut. Vetura është me targa të shtetit serb. Hetimet po vazhdojnë”, tha Gashi për Klan Kosovën.
Ende nuk dihet se si ka ardhur deri te kjo ngjarje.