![Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh](/uploads/zeri.info/images/2025/February/05/auto_p1738750020.jpg)
Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh
Kronika
February 05, 2025 - 11:06
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët për të ndihmuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Policia ka publikuar një fotografi të personit të dyshuar dhe kërkon informacione për vendndodhjen e tij.
Çdo informacion që mund të çojë në identifikimin e personit apo arrestimin e tij mund të dërgohet në numrat e telefonit të policisë: 192 dhe 045321646.
Policia apelon te qytetarët që të ndihmojnë për të siguruar vendndodhjen e këtij personi.