Përfshihet nga zjarri depoja e një kompanie në Gjilan, dëmtohen edhe dy lokale të tjera
Kronika
February 05, 2025 - 09:58
Një incident zjarri ka ndodhur ditën e martë në Gjilan, ku një depo e një kompanie është përfshirë nga zjarri dhe po ashtu zjarri ka depërtuar edhe në dy lokale të tjera.
Rasti ka ndodhur rreth orës 08:15.
“Është përfshirë nga zjarri depoja e një kompanie private dhe pas pak zjarri ishte zgjeruar dhe kishte përfshirë edhe dy lokale tjera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi zjarrfikës ka shuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje, në njoftim thuhet se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime.