Policia jep detaje për armën e gjetur në Zubin Potok

Policia jep detaje për armën e gjetur në Zubin Potok

Kronika February 04, 2025 - 11:01

Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me një rast të dyshuar për armë në fshatin Kleçkë në Zubin Potok.

Policia në raportin 24-orësh ka bërë me dije se gjatë patrullimit kanë hasur në një qese plastike, ku dyshohej se mund të ketë në brendi armë. Derisa sipas njoftimit ekipi i çminimit ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar.

“Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një qese plastike, ku dyshohej se mund të ketë në brendi armë. Lidhur me rastin njësiti për deminim i PK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt, rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Derisa mbrëmë lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës në veri, Veton Elshani, i cili kishte bërë të ditur se fillimisht autoritetet e rendit kishin hasur në një qese najloni për të vërejtur më pas se kishte të bënte me një raketahedhës M80 e kalibrit 64 mm.