![Vidhet një kasafortë në Prishtinë, në të kishte një pistoletë me 15 fishekë](/uploads/zeri.info/images/2025/January/06/auto_auto_auto_Hajnat157536188816222721451736149540.png)
Vidhet një kasafortë në Prishtinë, në të kishte një pistoletë me 15 fishekë
Kronika
February 04, 2025 - 09:19
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vjedhjes në Prishtinë.
“Më 03.02.2025 është raportuar se në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar është vjedhur kasaforta, në të cilën ishte një pistoletë me tre karikatorë me nga 15 fishekë, për të cilën ankuesi kishte leje”, thuhet në raport.
Rasti është në hetime.