Një kosovar u gjet i vdekur në një stacion të trenit në Francë

Një kosovar u gjet i vdekur në një stacion të trenit në Francë

Kronika February 03, 2025 - 16:25

jë ngjarje tragjike ka ndodhur më 1 shkurt në Strasburg të Francës.

Mëngjesin e 1 shkurtit, policia gjeti trupin e pajetë të një kosovari.

Sipas mediave atje, bëhet fjalë për 37-vjeçarin Sabit Haxhiaj.

Raportohet se Haxhijaj, ishte duke fjetur në një strehë afër stacionit të trenit atje, transmeton Klankosova.tv

Mediumi lokal Rue 89 Strasbourg, shkruan se ai kishte më shumë se pesë vjet që jetonte në Francë.

Kishte një mik që e kalonte natën me të.

Ky i fundit vuri re trupin e tij të pajetë herët në mëngjes.

Sipas këtij mediumi lokal, një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, transmeton Klankosova.tv

Burri nga Kosova kishte bërë kërkesë për akomodim urgjent më 24 janar, në Pikën e Pritjes së Solidaritetit të SNCF, por që nuk kishte marrë përgjigje.