![Aksioni “Vardar” i EUROPOL-it në Maqedoninë e Veriut zbulon grupin që falsifikonte para për në Kosovë dhe shtetet e tjera](/uploads/zeri.info/images/2025/February/03/auto_m-600x3601738592207.jpg)
Aksioni “Vardar” i EUROPOL-it në Maqedoninë e Veriut zbulon grupin që falsifikonte para për në Kosovë dhe shtetet e tjera
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka dhënë detaje në lidhje me aksionin “Vardar”, ku 10 persona u arrestuan nën dyshimin për falsifikim dhe vënien në qarkullim të parave të falsifikuara.
Sipas MPB-së në Maqedoninë e Veriut, aksioni ka filluar pas formimit të një grupi të organizuar kriminal që përfshinte shtetas maqedonas dhe serbë, i cili prodhonte para të falsifikuara në një banesë në Shkup duke përdorur makineri speciale dhe pllaka të gdhendura që imitonin elementet e sigurisë të parave.
Grupi e lëshonte këtë monedhë të falsifikuar në qarkullim në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, dhe pjesa më e madhe e saj përfundonte në shtete të tjera, si Austria, Gjermania, Rumania, Sllovenia, Kroacia dhe Kosova.
Si pjesë e aksionit, janë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, Veles dhe Prilep, ku janë arrestuar 9 persona nga Shkupi dhe një nga Velesi.