![U jepet lamtumira e fundit tre të miturve që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë](/uploads/zeri.info/images/2025/February/03/auto_j1738590897.jpg)
U jepet lamtumira e fundit tre të miturve që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë
Kronika
February 03, 2025 - 14:54
U është dhënë lamtumira e fundit tre fëmijëve që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës.
Shkak i vdekjes së tyre u bë shembja e një objekti të pabanuar.
Ideal Rama, 14 vjeç, Veton Morina dhe Ramë Mehmetaj 15 vjeç, u varrosën në fshatin Shqiponjë (ish-Jabllanicë), transmeton Klankosova.tv.
Në varrimin e tyre morën pjesë qindra njerëz, mes tyre edhe figura të njohura politike si Ardian Gjini, Anton Quni e Daut Haradinaj.