U vetëmbyt në lumin Buna bashkë me tre fëmijët, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për bashkëshortin e Alma Arrazit

U vetëmbyt në lumin Buna bashkë me tre fëmijët, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për bashkëshortin e Alma Arrazit

Kronika February 03, 2025 - 11:10

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet lidhur me ngjarjen e ndodhur në maj të vitit të kaluar ku Alma Arrazi u mbyt në ujërat e lumit Buna bashkë me tre fëmijët e saj të mitur.

Mësohet se Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për bashkëshortin e të ndjerës, Erdgys Arrazin, për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes.

Organi i akuzës ka kërkuar që dënimi të ulet në 4 vite sepse Arrazi ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Sipas Prokurorisë Arrazi ka kryer sjellje të cilat kanë diskretituar dinjitetin e Arma Arrazit duke e detyruar që të marrë aktin tragjik, atë të vetëvrasjes së bashke me tre fëmijët e saj.

Lidhur me të miturit është regjistruar nga prokuroria akuza për vrasje për shkak të cilësisë së veçanta të viktimës ndërsa është përjashtuar që të ketë pasur persona të tjerë të përfshirë.

U mbyt në lumin Buna bashkë me tre fëmijët, Prokuroria mbyll

Për këtë arsye kjo akuzë është pushuar nga organi i akuzës pasi sipas hetimeve ka rezultuar se autor për vrasjen e tre fëmijëve është nëna e tyre që vendosi t’i japë fund jetës bashkë me tre engjëjt e saj. Për shkak të ndarjes nga jeta të nënës kjo akuzë e dytë është pushuar nga prokuroria e Shkodrës.

Kujtojmë se më 2 maj të vitit të kaluar, 39-vjeçarja Alma Arrazi ndërmori aktin ekstrem. Ajo i dha fund jetës në ujërat e lumit Buna në Shkodër së bashku me tre fëmijët e saj të mitur.

Lajmi i kobshëm mori dhenë mbrëmjen e 4 majit, ku ishte një peshkatar i zonës ai i cili gjeti trupin e pajetë të vajzës 9-vjeçare.

U mbyt në lumin Buna bashkë me tre fëmijët, Prokuroria mbyll

Menjëherë pas këtij alarmi polumbarët e RENEAS, Forca Kombëtare e Sigurisë Publike, njësi të Policisë së Malit të Zi dhe peshkatarë të zonës nisën me kontrollet, ku dhe më pas u gjet trupi i pajetë i vajzës së sytë të mitur, Gresi Arrazi 8-vjeçe. Vajza e dytë u gjet në rrjedhën e lumit Buna në Shkodër, shumë pranë urës së Bunës.

Ndërsa më pas u gjet dhe trupi i pajetë i djalit të mitur 3-vjeçarit Ardit Arrazi dhe pak orë më vonë edhe i nënës së tij, Almës. Të dy u gjetën në rrjedhën e lumit Buna pranë fshatit Pentarë të njësisë Dajç.

Alma Arrazi dyshohet se është vetëmbytur në ujërat e lumit Buna bashkë me fëmijët për shkak të tradhtisë së bërë nga bashkëshorti i saj, Ergys Arrazi si dhe nga dhuna e vazhdueshme në familjë.

Duke iu referuar dëshmive të motrës së të ndjerës, Genta Arrazi tregoi se Ergysi e kishte tradhtuar disa herë Almën, por kjo e kishte falur për hir të fëmijëve.

Po ashtu ajo tha me bindje se kishte prova, foto dhe video që provonin tradhtinë, pasi vetë Alma i kishte kërkuar të motrës që t’ ia ruante.

"Unë kam fakte, motrën time e çoi në këtë pikë tradhtia e Erit. Alma është rënduar shumë kur ka parë burrin e saj me tjetrën. Motra më ka dërguar provat, ajo më tha që t’ia ruaja. Motra ime ka pasur gjithmonë probleme, edhe pse dikur kanë qenë të lumtur. Më 2 maj më mori në telefon kunati, për pyeti për Almën. Ata jetonin në një shtëpi, por në dhoma të ndara.

Alma është larguar të paktën 8 herë nga shtëpia dhe ka ardhur në shtëpinë tonë. Por Alma është kthyer për shkak të fëmijëve të saj. Vjehrra e saj më ka thënë se Alma është fajtore, sepse Alma i kontrollonte telefonin dhe ai është acaruar”, ka thënë e motra më herët.

Lidhur me këtë ngjarje policia vuri në pranga aso kohe bashkëshortin e Alma Arrazit, Erdgys Arrazin pasi akuzohej se ishte ai shkaktari i vetëvrasjes së gruas së tij dhe tre fëmijëve të mitur. E kjo akuzë së fundmi është “kopsitur” nga Prokuroria e Shkodrës e cila ka kërkuar lënien në qeli të këtij shtetasi.