Në Prishtinë e Fushë-Kosovë dyshohet për dy raste dhunimi, arrestohen tre persona
Foto: Zëri / Ilustrim

Në Prishtinë e Fushë-Kosovë dyshohet për dy raste dhunimi, arrestohen tre persona

Kronika February 03, 2025 - 08:51

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës janë raportuar dy raste të dhunimit, njëri në Fushë-Kosovë dhe tjetri në Prishtinë.

Sipas raportit, një person është arrestuar pasi më 31.01.2025, rreth orës 16:00, kishte kryer veprën “Dhunim”, i njëjti vendim të prokurorit është liruar.

“Fushë-Kosovë / 31.01.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndërsa rasti tjetër, siç thuhet në raport, ka ndodhur dielën rreth orës 13:00 në Prishtinë.

Në raport bëhet e ditur se janë arrestuar dy persona dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 02.02.2025 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.