Vetaksident me fatalitet në fshatin Qungur të Pejës
Kronika
February 02, 2025 - 20:37
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sonte në fshatin Qungur të Pejës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se vdekjen e të aksidentuarit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejë, si pasojë e këtij vetëaksidenti shoferi ka pësuar me fatalitet, vdekjen e së cilit e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga Trafiku Rajonal Pejë”, thuhet tutje në konfirmim. /klankosova