Vdekja e tre të miturve në Jabllanicë, Policia jep detaje të reja

Vdekja e tre të miturve në Jabllanicë, Policia jep detaje të reja

Kronika February 02, 2025 - 09:35

Tre fëmijë të moshave 14 dhe 15 vjeç kanë ndërruar jetë mbrëmjen e së shtunës si pasojë e shembjes së një objekti.


Sipas Policisë së Kosovës, fëmijët kanë qenë duke qëndruar në këtë objekt dhe në momentin e shembjes së tij, i ka zënë pllaka e objektit, shkruan Zeri.info.


Po ashtu në raportin ditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se trupat e pajetë të tre të miturve janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).


Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:


SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Jabllanicë, Gjakovë 01.02.2025-23:00. Raportohet se në rrethana të panjohura është shembur një objekt, dhe si pasojë tre viktimat meshkuj kosovarë të mitur të cilët kanë qenë duke qëndruar brenda saj janë zënë nga pllaka. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion. /Zëri