![Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçar në Gjilan](/uploads/zeri.info/images/2025/January/16/auto_auto_auto_auto_auto_lajmi-fundit17115342811726496438172659653917312476961737051740.jpg)
Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçar në Gjilan
Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në Gjilan.
Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Me datën 01.02.2025 rreth orës 08:10 kemi pranuar informacion se ne një motel në qytetin e Gjilanit një person i vitit të lindjes 2000 është gjetur pa shenja jete. Njësitet Policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësorë nga Emergjenca e Spitalit rajonal të Gjilanit ku mjeku konstatuar e ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, tha Osmani për klankosova.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Ndërkaq hetimet në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.