Zubin Potok: Nën ndikim të alkoolit burri dhe gruaja rrahën mes vete, marrin tretman mjekësor
Foto: Ilustrim

Zubin Potok: Nën ndikim të alkoolit burri dhe gruaja rrahën mes vete, marrin tretman mjekësor

Kronika February 01, 2025 - 08:46

Një burrë dhe një grua nën ndikim të alkoolit janë rrahur mes vete në Zubin Potok, duke i shkatuar kështu njëri-tjetrit edhe lëndime trupre.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:00 në Zubin Potok, raporton Zeri.info.

"Zubin Potok 30.01.2025 – 16:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovarë (bashkëshortë), pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht në mes vete. Të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje, ndërsa e dyshuara në strehimore", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri