Kërcënoi një gazetar përmes rrjeteve sociale, prangoset prishtinasi
Foto: Laura Hasani

Kërcënoi një gazetar përmes rrjeteve sociale, prangoset prishtinasi

Kronika February 01, 2025 - 08:45

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale kishte kanosur një gazetar.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:41 në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Prishtinë 18:41. Më 31.01.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur viktimën mashkull kosovar (gazetar). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri