Policia e Komunitetit në Mitrovicën e Veriut ndërmerr masa për sigurinë e qytetarëve
Foto: PK

Policia e Komunitetit në Mitrovicën e Veriut ndërmerr masa për sigurinë e qytetarëve

Kronika January 30, 2025 - 15:15

Policia e Komunitetit në Mitrovicën e Veriut ka identifikuar një pusetë të pambuluar, e cila përbënte rrezik për këmbësorët dhe automjetet.

Zyrtarët e Stacionit Policor, në kuadër të detyrave të tyre, kanë vepruar menjëherë për të adresuar këtë problem.

Pasi është bërë një bashkëpunim i ngushtë me institucionet përkatëse, veprimi është ndërmarrë dhe pusetës i është vendosur mbulesa, duke eliminuar çdo mundësi për aksidente dhe duke garantuar sigurinë e qytetarëve.

Policia e Komunitetit mbetet e angazhuar në monitorimin dhe adresimin e shqetësimeve të komunitetit dhe i inkurajon qytetarët të raportojnë çdo problem që mund të rrezikojë sigurinë, për të siguruar një mjedis më të sigurt për të gjithë.