Zyrtari policor në Pejë jashtë detyrës sulmohet nga katër persona, derisa ishte tek automekaniku

Zyrtari policor në Pejë jashtë detyrës sulmohet nga katër persona, derisa ishte tek automekaniku

Kronika January 30, 2025 - 09:49

Një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare ka raportuar se derisa ishte nën shoqërimin e një personi duke rregulluar automjetin është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj, ku njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me armë zjarri në vendin e ngjarjes.

Sipas Policisë, viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit ka pranuar trajtim mjekësor, pasi ishte sulmuar me mjete të forta nga katër të dyshuarit e tjerë.

“I njëjti është paraqitur në stacionin policor dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa katër të dyshuarit e tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri