Të prangosur këmbë e duar, të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt largohen kokulur nga Gjykata [foto]
Kronika
January 27, 2025 - 12:25
Seanca fillestare për katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt është shtyrë për 31 janar, në orën 11:00, pasi ekipet mbrojtëse thanë se nuk kanë pranuar shkresat e lëndës dhe nuk ka kushte për mbajtjen e kësaj seance sot.
Gjykatësja i paralajmëroi avokatët që në këtë datë të re të jenë të përgatitur.
Pas përfundimit të kësaj seance të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla janë larguar kokulur e të prangosur këmbë e duar nga Gjykata dhe nën masa të rrepta sigurie. /Zëri