Vdiq pasi u aksidentua me traktor, Policia nis hetimin
Kronika
January 27, 2025 - 09:58
Një burrë nga Lipjani ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, pasi është aksidentuar me traktor.
Siç njofton Policia e Kosovës, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
“Hetim mbi vdekjen - Lipjan / 26.01.2025 – 13:17. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, pasi traktorin te cilin ishte duke e drejtuar është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer mashkull kosovar, i cili është dërguar në trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia. /Zëri