Autobusi dhe tri vetura përfshihen në aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, katër të lënduar
Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00. Kësaj radhe në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt.
Në aksident janë përfshirë një autobus dhe tri vetura, të gjitha me targa vendore, duke mbetur të lënduar katër persona.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë Rajonale të Ferizajt, njoftoi se ekipet e policisë nga Njësia e Komunikacionit Rrugor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa hetuesit kanë kryer ekzaminimin e plotë të vendit të ngjarjes.
“Në aksident janë përfshirë një autobus dhe tri vetura, të gjitha me targa vendore. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë ekipet e policisë nga Njësia e Komunikacionit Rrugor, ndërsa hetuesit e aksidenteve kanë kryer ekzaminimin e plotë të vendit të ngjarjes,” tha Veseli, duke shtuar se automjetet e përfshira kanë pësuar dëme materiale.
Për të gjitha veprimet e ndërmarra, është njoftuar prokurori i shtetit.
Hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit po vazhdojnë./telegrafi