Katër persona u lënduan në aksidentin e djeshëm në Prishtinë
Kronika
January 26, 2025 - 09:08
Katër persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i pasdites së të shtunës që ndodhi te Mensa e Studentëve në Prishtinë.
Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka njoftuar se të lënduarit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), përderisa thekson se rasti është duke u hetuar, raporton Zeri.info.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Xheladin Rekaliu, Prishtinë / 25.01.2025 – 18:35. Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë janë lënduar tre femra dhe një mashkull kosovar, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK. Rasti është duke u hetuar. /Zëri