Vetëdorëzohet në Polici personi që ishte shpallur në kërkim për 15 vjedhje

Vetëdorëzohet në Polici personi që ishte shpallur në kërkim për 15 vjedhje

Kronika January 25, 2025 - 13:52

Të premten rreth orës 15:08, është vetëdorëzuar në Stacionin Policor në Pejë, se bashku me avokatin mbrojtës i dyshuari Lirim Kurtaj, i dyshuar për veprën penale” Vjedhje e rëndë”,

I njeti ishte në arrati që nga data 23.07.2024, dhe me datë 07.08.2024 ishte shpallur në kërkim përmes “Kërkesës për Bashkëpunim”.

“Hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, gjatë kohës sa ishtë në arrati i dyshuari, kanë mbledhur prova dhe dëshmi, gjatë hetimit janë gjetur dhe sekuestruar disa nga sendet e vjedhura tek dy (2) persona të dyshuar ne qytetin e Fushë-Kosovës, të dyshuar për veprën penale” Blerja, Pranimi ose fshehja e sendeve te përfituara me kryerjen e veprës penale”, dhe rasti është dërguar në Prokurorinë themelore ne Pejë”, thuhet në njoftim.

Ai dyshohet se ka kryer mbi 15 vjedhje të rënda në korrik të vitit 2024, gjithashtu gjatë arrestimit janë gjetur dhe sekuestruar:

ë Një (1) Pistoletë Zoraki, një (1) karikator dhe gjashtëmbëdhjetë (16) fishekë

ë Dyzetë (40) fishekë kal:8x57mm

ë Një (1) Sprej OC

ë Një (1) mjet i mpreht (thikë)

Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuar me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48- orë, për veprat penale, “Vjedhje e rëndë” dhe “ Mbajtja në pronësi, Kontroll ose posedim të paautorizuar të Armëve”. /Zëri

Image