“Akili” shqiptar arratiset nga burgu në Itali
Foto: Laura Hasani

“Akili” shqiptar arratiset nga burgu në Itali

Kronika January 24, 2025 - 21:37

Një shqiptar është arratisur nga burgu i Barcaglione në Itali mëngjesin e së enjtes.

Bëhet fjalë për 44-vjeçarin Xhevdet Plaku i njohur me pseudonimin “Akili”. Mbi të rëndonin akuzat për dy vrasje si dhe si kreu i një grupi kriminal ndërkombëtar droge.

Sipas mediave italiane, dje në mëngjes rreth orës 8:30, shqiptari ka dalë për të zbrazur koshat e plehrave në kazermë.

Një rutinë e përditshme, që dukej krejt e zakonshme, por që u shndërrua në një arratisje, deri tani, perfekte.