Vdekje e dyshimtë në Kamenicë
Kronika
January 24, 2025 - 08:56
Një person është gjetur pa shenja jete në Kamenicë.
Policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri