Arrestohen dy persona, dyshohet se kanosën një gazetar në Prishtinë

Arrestohen dy persona, dyshohet se kanosën një gazetar në Prishtinë

Kronika January 24, 2025 - 08:51

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë kanosur një gazetar në Prishtinë.

Sipas Policisë, kanosja kishte ndodhur përmes rrjeteve sociale, transmeton Zeri.info.

“Prishtinë 18-19.01.2025 – 22:00. Më 23.01.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi përmes rrjeteve sociale kanë kanosur viktimën mashkull kosovar (gazetar). Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri