Ekspozoi armët në rrjetet sociale, Policia i shkon në shtëpi dhe ia sekuestronë

Ekspozoi armët në rrjetet sociale, Policia i shkon në shtëpi dhe ia sekuestronë

Kronika January 23, 2025 - 17:17

Policia ka sekuestruar sot dy armë në fshatin Breznicë të Obiliqit.

Kjo është bërë pasi Policia ka kryer kontroll në një shtëpi të pronarit i cili kishte ekspozuar armët në rrjetet sociale, transmeton Zeri.info.

“Sot rreth orës 10:00, Njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, në fshatin Breznicë të Obiliqit, kanë ushtruar kontroll në një shtëpi, (pronë e të dyshuarit që kishte ekspozuar armët në rrjete sociale), ku kanë gjetur dhe sekuestruar:-dy armë zjarri dhe municion”

“Ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën:
- Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri

Image