“Përgatitje e veprës penale vrasje e rëndë”, aktakuzë ndaj dy personave
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj të pandehurve A.L. dhe B.B.
Sipas aktakuzës për të pandehurit A.L. dhe B.B., ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Përgatitje e veprës penale vrasje e rëndë”.
“Po ashtu, sipas aktakuzës, për dy të pandehurin ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer edhe veprën penale: ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, nga Neni 366, par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori nga Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurit t’i shpallë fajtorë, duke i dënuar sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Zëri