Vdes një person në Prishtinë, rasti po hetohet
Kronika
January 22, 2025 - 10:38
Një person ka vdekur të martën rreth orës 01:53, në Prishtinë.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, informata është pranuar nga urgjenca për vdekjen e një personi.
Tutje në raport thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Është pranuar informatë nga urgjenca për vdekjen e një personi mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion në IML”, thuhet në raport.