Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Drenas, njëra prej tyre e Policisë
Kronika
January 22, 2025 - 09:37
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Drenas të mërkurën, rreth orës 06:00 të mëngjesit.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se në aksident të përfshira ishin dy vetura, njëra prej tyre ishte veturë zyrtare e Policisë së Kosovës.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka thënë Ahmeti.