Policia gjen dhe konfiskon kamerë të maskuar në Leposaviq, Prokuroria hap rast për incizim të paautorizuar [video]

Policia gjen dhe konfiskon kamerë të maskuar në Leposaviq, Prokuroria hap rast për incizim të paautorizuar [video]

Kronika January 21, 2025 - 14:07

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një kamerë të maskuar në komunën e Leposaviqit.

Këtë e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.

Ai po ashtu konfirmoi për Klan Kosovën se nga Prokuroria edhe është hapur i veprës penale “Incizim i paautorizuar”.

Kjo është kamera e tretë e maskuar që gjendet në veri, dy paraprakisht ishin fshehur në Mitrovicë të Veriut në kondicioner.