Kërcënim me armë në Çagllavicë dhe Prishtinë, arrestohen dy persona
Kronika
January 21, 2025 - 09:26
Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar pas dyshimeve se ka kanosur viktimën mashkull kosovar me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur më 20 janar, në orën 14:00 në Çagllavicë dhe pas ndërhyrjes së forcave të rendit, i dyshuari është shoqëruar dhe intervistuar.
Në kuadër të hetimeve, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 50 fishekë, të cilat ai i kishte në posedim me leje. Pas intervistimit, prokurori ka dhënë vendim për dërgimin e të dyshuarit në mbajtje.
Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në Prishtinë, ku një i dyshuar mashkull kosovar u arrestua për ngacmim dhe kanosje. Po ashtu, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Hetimet për të dyja rastet po vazhdojnë.