Grabitje në pikë të ditës në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Grabitje në pikë të ditës në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Kronika January 17, 2025 - 15:53

Një institucion mikrofinanciar është grabitur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se grabitja dyshohet se është kryer nga dy persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët kanë grabitur një shumë parash.

“Sot rreth orës 13:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit, Policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se dy persona të dyshuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash”, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ahmeti shtoi se Policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar. /Zëri