Flakët në njehsorët elektrikë në një objekt në Vushtrri, disa banorë dhe disa policë pësuan asfiksim
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me përfshirjen nga zjarri të disa njehsorëve elektrikë në një objekt banimi në Vushtrri.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, ndërsa Policia në raportin 24-orësh sot ka thënë se 15 njehsorë të rrymës janë përfshirë nga zjarri, ku si pasojë disa banorë, si dhe disa zyrtarë policorë kanë pësuar asfiksim dhe të njëjtët kanë pranuar trajtim mjekësor, transmeton Zeri.info.
“Vushtrri, 15.01.2025, 23:50. Është raportuar se në rrethana të panjohura në një ndërtesë janë përfshirë nga zjarri rreth 15 njehsorë të rrymës. Njësit policore, zjarrfikësit, si dhe një njësi e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për shkak të tymit disa banorë, si dhe disa zyrtarë policorë kanë pësuar asfiksim dhe të njëjtët kanë pranuar trajtim mjekësor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri