Dha 600 euro për të marrë patentën e shoferit, mitrovicasi arrestohet bashkë me instruktorin e autoshkollës
Kronika
January 16, 2025 - 10:08
Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë për dhënie dhe marrje ryshfeti në Mitrovicë.
Policia ka bërë të ditur se për shkak të dyshimit se njëri prej tyre në cilësi të instruktorit të vozitjes në një autoshkollë private ka pranuar nga i dyshuari tjetër para me qëllim të lehtësimit të procedurës për kalimin e testit me shkrim për kategorinë B të vozitjes.
“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 600 € (6X100) para të gatshme dhe dy telefona celularë. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri